TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2023, 16:02

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer për këtë verë, Kilian Mbape prezantohet te Reali i Madridit më 23 korrik

Shkruar nga Pamfleti

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer për këtë

Kilian Mbape do të jetë emri më i nxehtë në këtë merkato vere. Deklarata e pak ditëve më parë që i konfirmoi PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe që mund të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme, ka sjellë reagime dhe interesime nga klubet e ndryshme.

Por, të ardhmen e Mbapesë e lidhin të gjithë me Realin e Madridit. “Los Blancos” kanë larguar sulmuesin më të mirë të viteve të fundit, Benzema dhe për të ende nuk është gjetur pasuesi. Televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito TV” ka publikuar edhe një lajm të bujshëm.

Sipas spanjolles, Mbape do të jetë lojtar i Realit dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet rreth datës 23 korrik. Gjithashtu, i njëjti televizion raporton se PSG ka përcaktuar çmimin për Mbape që shkon rreth 200 milionë euro, teksa Reali ka përgatitur ofertën që kap vlerën e 120 milionëve.

kilian mbape sulmuesi francez reali i madridit

Lini një Përgjigje