TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2023, 18:44

“Largohu nga Liverpuli dhe eja te ne”, media e njohur gjermane i lutet Jurgen Klopit për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane

Shkruar nga Pamfleti

“Largohu nga Liverpuli dhe eja te ne”, media e njohur gjermane i

Gazeta kryesore gjermane i ka bërë thirrje Jurgen Klop të largohet nga Liverpuli. Sepse ata duan që ai të marrë vendin e Hansi Flik në drejtim të kombëtares gjermane.

Flik po ndjen përballjet me kritikat nga publiku, tifozët dhe mediat e vendit pas një ecurie asapk të mirë. Që kur u eliminua nga Kupa e Botës në fazat e grupeve, Gjermania ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e saj.

Kjo ishte një fitore 2-0 ndaj Perusë në mars, e ndjekur nga një humbje 3-2 ndaj Belgjikës. Gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, ata barazuan 3-3 me Ukrainën, më pas humbën 1-0 ndaj Polonisë dhe 2-0 ndaj Kolumbisë.

Kjo e çoi rekordin e tmerrshëm të Flik në tre fitore në 11 ndeshjet e fundit dhe 12 në 24 në përgjithësi, që kur zëvendësoi paraardhësin e tij fitues të Kupës së Botës, Hoakoim Lëv.

Kjo ecuri e shtyu redaktorin sportiv të Bild të bënte një thirrje urgjente për Klopin për të shpëtuar Gjermaninë një vit përpara se ata të presin “EURO 2024”

Matias Brojgelman iu lut drejtorit sportiv Rodi Fëler që të sigurojë që ish-trajneri i Bajernit, Flik, të zëvendësohet përpara pushimit të ardhshëm ndërkombëtar në shtator.

jurgen klop trajneri i liverpulit kombëtarja e gjermanisë

Lini një Përgjigje