TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2023, 17:52

“Ky trajner është bërë një me sportdashësit shqiptarë”, Sokol Kushta elozhe Silvinjos: Ke bërë bashkë lojtarë e tifozë, dështimi duket i vështirë me ty!

Shkruar nga Pamfleti

“Ky trajner është bërë një me sportdashësit

Fitoret e Shqipërisë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe kanë rritur shpresën dhe optimizmin se Kombëtarja kuqezi do të luajë në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm.

Legjenda vlonjate e futbollit shqiptar, Sokol Kushta ndalet pikërisht te trajneri Silvinjo. Braziliani ka arritur të krijojë një grup që me të vërtetë duket mjaft i bashkuar.

Për këtë, Kushta parashikon se kuqezinjtë e këtij brezi nuk do të dështojnë më me në krye një trajner si Silvinjo. Në rrjetet sociale, ish lojtari i Kombëtares dhe i Flamurtarit shkruan:

Urime Kombëtares… Po të shikojmë në të tre fotot, është një gjë që na ka munguar… është grupi, entuziazmi, bashkimi dhe morali i fituesit. Tregoi karakter dhe kur loja u barazua. Kjo është diferenca e trajnerit që iku me këtë që erdhi. Ky është një trajner që është bërë njësh me Kombëtaren, njësh me sportdashësit shqiptarë, njësh me ne. Dhe vështirë që ky të dështojë”, shkruan Kushta.

“Ky trajner është bërë një me sportdashësit

sokol kushta ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje