
Sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.
Të kuqtë e Partizanit do të luajnë në turin e parë ndaj BATE Borisov dhe sot do mësuan kundërshtarin e mundshëm në rast se kalojnë turin. Duke qenë se Partizani luan ndaj një kundërshtari të fortë si BATE Borisov, në turin e dytë ata do të jenë në vazon e skuadrave favorite.
Goglat kanë rezervuar një kundërshtar të fortë për të kuqtë, duke qenë se Partizani do të përballet me skuadrën e Aris Limasol. Ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë, do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa ndeshjet e kthimit në datat 1 dhe 2 gusht.
Nëse të kuqtë nuk arrijnë të kalojnë BATE Borisovin në turin e parë të Championsit, atëherë do të zbresin në turin e dytë të Ligës së Konferenës. Në këtë tur, Partizani do të përballet me humbësin e ndeshjes Atletik Klub D’Eskaldes-Buduknost Podgorica.
Lini një Përgjigje