
Kampioni ukrainas i kik-boksit, Maksim Bordus vdiq pranë Zaporozhias. Lajmi tragjik u raportua nga faqja e Komitetit të Sporteve të Ukrainës, e cila flet për atletët ukrainas të vdekur gjatë luftës.
“Gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë, kështu e kujtojnë miqtë e tij në rrethin sportiv. Maksim u bë fitues i dhjetëra turneve dhe ishte kampion WAKO i Ukrainës në kick-boks,” - thuhet në mesazh.
Në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, është postuar një peticion që kërkon që titulli i heroit t'i jepet të ndjerit, Maksim Bordus.

Bordus ka lindur në vitin 2000 në Kiev. Ai hyri vullnetarisht në ushtrinë e Ukrainës në ditën e parë të luftës. Fillimisht luftoi si pjesë e brigadës së 112 TRO në Kiev dhe rajonin e Kievit, dhe më pas shkoi në drejtim të Limanit. Në mars të këtij viti, ai u transferua në brigadën sulmuese "Azov".
Trajnimi zgjati dy muaj, pas së cilës ai shkoi me njësinë e tij në drejtim të Zaporozhias. Kick-bokseri u vra nga një raketë që erdhi nga ana e kontrolluar nga ushtria ruse, gjatë ofensivës ukrainase.
Lini një Përgjigje