
Shqipëria pati shansin për të dyfishuar shifrat në minutën e 32. Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Shqipëria zhbllokoi ndeshjen ndaj Ishujve Faroe në minutën e 20. Seferi pasoi për Bajramin dhe ky i fundit kombinoi me Asanin për të kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Ky është goli i dytë radhazi për 24-vjeçarin, pas atij kundër Moldovisë të shtunën.
Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë nga fitorja 2-0 në “Air Albania” dhe janë të motivuar për të marrë tre pikë të tjera në mënyrë që të rrisë shpresën për të shkuar në Europian.
Nga ana tjetër, Ishujt Faroe vijnë nga një humbje me rezultatin 0-3 përballë Republikës Çeke dhe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje të luajtura.
Lini një Përgjigje