
Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, kuqezinjtë e Shqipërisë, pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”, do të luajnë në Torshavn, ndeshjen e tretë të kualifikueseve të “Euro 2024” përballë ekipit vendës të Ishujve Faroe, të cilët mbyllin tabelën e renditjes në Grupin ‘E’ me vetëm një pikë.
Dhe kur kanë mbetur edhe pak kohë nga fillimi i takimit, tifozët shqiptarë, ndonëse kësaj here më të paktë në numër, rreth 60 gjithsej, sërish janë bërë lajm për mediat vendase.
Bëhet me dije se një biletë për këtë ndeshje kushton 13 deri në 27 euro, në një stadium me kapacitet prej 6.000 vendesh, ku në takimin e sotëm priten të jenë rreth 2.500 vetë. Tifozët shqiptarë do të kenë vendin e tyre, dhe i kanë habitur vendësit me entuziazmin e tyre.
Lini një Përgjigje