TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2023, 17:43

Favorizim dhe keqpërdorim të parave publike, policia bastis selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Favorizim dhe keqpërdorim të parave publike, policia bastis

Policia franceze ka bastisur ditën e sotme selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike, “Paris 2024”.

Sipas zyrtarëve të policisë bastisjet janë pjesë e dy hetimeve paraprake për korrupsion në lidhje me Lojërat Olimpike.

Mësohet se autoritetet po hetojnë akuzat për favorizim dhe keqpërdorim të parave publike në atribuimin e kontratave të ndërtimit.

Të martën, hetuesit kundër korrupsionit arritën pa paralajmërim në selinë e komitetit organizativ të Olimpiadës në Saint-Denis, një periferi e Parisit, si dhe në zyrat e Solideo, organi publik përgjegjës për ndërtimin e projekteve për Lojërat Olimpike.

policia franceze lojërat olimpike

Lini një Përgjigje