TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2023, 16:17

13 tituj radhazi dhe të shkrirë një herë! Kush është rivali i Partizanit në Champions dhe dënimi i UEFA-s që ndihmon të kuqtë

Shkruar nga Pamfleti

13 tituj radhazi dhe të shkrirë një herë! Kush

Partizani do të përballet me BATE Borisovin në Ligën e Kampioneve. Skuadra kampione e Shqipërisë do të përballet me vendin e tretë të Bjellorusisë, të cilët janë një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.

BATE Borisov është skuadra që ka fituar 15 herë titullin kampion në Bjellorusi, nga të cilat 13 herë radhazi. Gjithashtu, skuadra mban rekordin si ekipi i vetëm bjellorus që ka arritur në grupet e Ligës së Kampioneve dhe këtë e ka bërë 5 herë, ndërkohë që ka arritur edhe 3 herë grupet e Ligës së Europës, gjë të cilën e ka arritur edhe Dinamo e Minskut.

Emri i BATE Borisov është shkurtimi i “Borisov Automobile and Tractor Electronic” dhe është themeluar në vitin 1973. Në vitin 1984, Bate Borisov u shkri, por në vitin 1996 u rithemelua sërish, duke shkruar histori në Bjellorusi. BATE i luan ndeshjet si vendase në stadiumin “Borisov Arena”, stadium ky me kapacitetin 13.126 vendësh.

Por, nga ana tjetër një favorizim vjen për Partizanin nga UEFA.

Për shkak të situatës së luftës dhe ndihmës që i japin Rusisë, ekipet bjelloruse nuk mund t’i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi.

Për këtë arsye, ndeshja e kthimit mes Bate Borisov dhe Partizanit nuk do të luhet në shtëpinë e Bate Borisov, por në një vend neutral.

bate borisov partizani champions league

Lini një Përgjigje