
Ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kosovës është mbyllur me rezultatin 2-1. Kosova komplikon shumë rrugën për në Euro 2024, pasi u mundën 2-1 në sfidën kualifikuese të luajtur në Hungari ndaj Bjellorusisë.
Vendasit e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, teksa Ebong vendosi në provë portierin Muric që në minutën e parë. “Dardanët” u kundërpërgjigjën vetëm 5 minuta më pas, gjuajtja e Rudhanit nuk kishte saktësinë e duhur.
Mesi i fraksionit sjell episodin më të rëndësishëm të fraksionit. Sulmuesi Vedat Muriqi pretendoi për penallti pas një rrëzimi në zonë, por për arbitrin loja duhej të vazhdonte. Të besuarit e Giresse rritën presionin dhe provuan me Celinën, gjithsesi, portieri Sergei Ignatovich i tha jo mesfushorit.
Kosova e pësoi dy herë, përkatësisht në minutat 73’ dhe 75-të, nga Morozov dhe Ebong. Muriqi ngushtoi shifrat në fund me penallti, pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit.
Kështu, pas katër ndeshjesh në grupin I, kryeson Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 pikë, sakaq Izraeli ka një pikë më pak. Bjellorusia dhe Kosova pozicionohen përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë me 3 pikë. Klasifikimi mbyllet nga Andorra, me vetëm 1 pikë.
Lini një Përgjigje