TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2023, 16:12

Plas “sherri” në kombëtaren belge, Courtois braktis skuadrën në prag të ndeshjes me Estoninë 

Shkruar nga Pamfleti

Plas “sherri” në kombëtaren belge, Courtois braktis

Situata në kombëtaren belge nuk duket dhe aq e qetë dhe shkak është bërë shiriti i kapitenit në këto eliminatore të Euro 2024.

Ishte sulmuesi Romelu Lukaku i cili mbajti në krahun e tij shiritin e kapitenit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 ku Belgjika barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Austrisë. Në mungesë të De Bruyne, tekniku Tedesko gradoi atë si kapiten, por kjo situatë nuk i ka pëlqyer portierit të Real Madrid, Courtois që ka vendosur të largohet nga skuadra kombëtare para ndeshjes që Belgjika kishte me Estoninë.

Federata ende nuk ka reaguar, por mediat vendase bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pakënaqësi të madhe nga gardiani i portës. Edhe pse trajneri i kishte premtuar më pas shiritin në ndeshjen me Estoninë, Courtois duket se nuk ka ndryshuar vendim dhe është larguar nga hoteli.

belgjika coutois lukaku

Lini një Përgjigje