TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 23:11

Vershtapen bën ligjin në Kanada, piloti i Red Bullit triumfon dhe arrin legjendën Sena

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen bën ligjin në Kanada, piloti i Red Bullit triumfon dhe

Maks Vershtapen ka dominuar sot Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1, duke siguruar fitoren e 41 të karrierës, për të arritur një legjendë të garave të automobilizmit si Airton Sena. Kampioni holandez ka lënë pas Fernando Alonson me Aston Martin dhe Luis Hemilton me Mercedes, të cilët plotësuan podiumin. 

Në startin e garës, Vershtapen mbrojti pozicionin e parë nga sulmi i Hemilton, i cili kaloi Alonson. Situata nuk ndryshoi deri në xhiron e 13, kur në pistë hyri makina e sigurisë për një përplasje të Rasëll. Lëklerk dhe Sainz me Ferrari ishin të vetmit që nuk ndërruan gomat duke zgjedhur një strategji ndryshe, duke përfituar pozicione të rëndësishme, por mbetën përsëri pas krahëve të treshes së kreut. 

Më pas ishte Alonso, i cili në xhiron e 23 mori përsëri vendin e dytë me një parakalim ndaj Hemilton, duke u vënë në ndjekje të Vershtapen. 

maks vershtapen çmimi i madh i kanadasë

Lini një Përgjigje