TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 20:29

Mesfushori shqiptar futet si zëvendësues dhe tund rrjetën, i siguron ekipit të tij ngjitjen në Serinë B pas më shumë se gjysmë shekulli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar futet si zëvendësues dhe tund rrjetën, i

Skuadra e Lekos ka shkruar historinë, duke u kthyer pas më shumë se një gjysmë shekulli në Serinë B. Ekip i vogël, ia ka dalë të triumfojë në play-offin e Serisë C, duke mposhtur në finale Foxhian favorite, për të siguruar ngjitjen që e priste prej shumë kohësh. 
 
Pasi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në transfertë, Leko bëri gjithçka mirë edhe në ndeshjen e kthimit në fushën e vet në këtë finale, duke siguruar suksesin falë edhe kontributit të një mesfushori shqiptar. 

Erald Lakti, mesfushori i cili ka qenë më përpara pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, u aktivizua si zëvendësues në radhët e skuadrës së Lekos në minutën e 64 dhe në minutën e 78, la shenjë në fatin e kësaj finaleje, teksa shënoi golin e rezultatit 2-1 që afroi më shumë kualifikimin për skuadrën e tij. 

Ndeshja u mbyll me shifrat 3-1 për Lekon, që u kthye pas 51-vitesh në Serinë B, duke i dhënë mundësinë Laktit që vitin tjetër, 23-vjeçari të tregojë vlerat në një kampionat më të fortë. 

erald lakti mesfushori shqiptar leko

Lini një Përgjigje