
Spanja është fituesja e Ligës së kombeve për sezonin 2022-2023.
Pas 120 minutave lojë dhe goditjes së 12 penalltive, “iberikët” spanjollë të udhëhequr nga tekniku Luis de la Fuente janë shpallur për herë të parë në historinë e tyre, kampionë të Ligës së Kombeve.
Gjithçka u vendos nga Dani Karvahal, i cili shënoi penalltinë decizive pas 2 gafave kroate të Lovro Majer e Bruno Petkoviç, duke shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm evropian në listën e gjatë të “Furisë së Kuqe”.
Kështu falë këtij triumfi, Spanja u bë ekipi i tretë në histori që fiton këtë trofe, teksa kujtojmë se edicioni i parë u fitua nga Portugalia e Kristiano Ronaldo dhe i dyti nga “gjelat” francezë të Kilian Mbape.
Lini një Përgjigje