
Lajm i mirë për gjendjen shëndetësore të portierit të PSG-së, Sergio Rico. 25 ditë pasi u shtrua në spital me një dëmtim në kokë të shkaktuar nga një aksident i rëndë me kalë, portieri i PSG-së ka dalë nga koma dhe është i vetëdijshëm.
Gardiani i parisienëve ka hapur sytë, është i ndërgjegjshëm, ka njohur të afërmit e tij dhe ka komunikuar me ta me gjeste. Mungesa e të folurit mund të jetë për shkak të dëmtimit të fytit të shkaktuar nga intubimi për kaq shumë ditë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Alba Silva, e cila nuk është ndarë nga futbollisti që prej shtrimit në spital, e ka konfirmuar këtë lajm në kamera dhe ka rrëfyer se tashmë po shohin dritën.
“E dija që në fillim se do të largohej se është kampion”, siguroi ajo, e cila nuk ka ngurruar të falënderojë publikisht trajtimin që spitali i kanë bërë me bashkëshortin.
Lini një Përgjigje