
Hidhet shorti i fazës eliminatore për Champions League.
Tre skuadrat kampione të trevave shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.
Ekipi i Partizanit do të ketë një përballje të vështirë, pasi do të luajnë me Bate Borisov të Bjellorusisë. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë. Ndeshja e parë do të jetë më 11 ose 12 korrik.
Ballkani do të vendoset përballë skuadrën e Ludogorets, një kundërshtar “ferri”.
Ndërsa Struga do të ketë rivalë në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgiris, ekip që ka eliminuar Ballkanin nga Champions League sezonin e kaluar.
Lini një Përgjigje