TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2023, 15:34

Shorti i Ligës së Konferencës/ Tirana sfidon Dinamon, Egnatia ‘peshkon’ armenët, Vllaznia udhëton drejt Irlandës së Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Konferencës/ Tirana sfidon Dinamon, Egnatia

Në orën 15:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku Tirana, Egnatia dhe Vllaznia marrin pjesë nga Superiorja.

Bardheblutë, nënkampionë të Shqipërisë do të përballen me gjeorgjianët e Dinamo Batumit. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri.

Ndërsa Egnatia dhe Vllaznia sfidën e parë do ta luajnë në transfertë. Rrogozhinasit do të përballen me Ararat Armenia të Armenisë, ndërsa shkodranët ndeshen me Linfield Belfastin e Irlandës së Veriut.

Janë kundërshtarë të lehtë në letër dhe të tre skuadrat e Superligës shqiptare kanë shanse të kalojnë në turin e dytë të Ligës së Konferencëss. Sfidat e para do të luhen më 13 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

tirana vllaznia egnatia shorti i ligës së konferencës

Lini një Përgjigje