
Egnatia do të përballet në Ligën e Konferencës me skuadrën e Araratit të Armenisë. Rrogozhinasit ishin disi me fat në short, pasi mund të kishin edhe një kundërshtar më të fortë, teksa tashmë bëhet fjalë për një skuadër që është themeluar në vitin 2017.
Skuadra armene ka lënë gjurmë në futbollin vendas në vitet e fundit, duke qenë se ka fituar 3 trofe, nga të cilët 2 tituj kampionë dhe 1 Superkupë armenie. Vlera e klubit sipas “Transfermarkt” është 5.59 milionë euro, teksa lojtarët më të shtrenjtë në skuadër janë Mailson Lima dhe Karlos Perez me vlerë 350 mijë euro.
Skuadra e Ararat ka luajtur sezonin e shkuar në Ligën e Konferencës, duke u eliminuar me penallti nga modestët estonezë të Paide.
Lini një Përgjigje