
Kombëtarja shqiptare U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme në miqësoren përballë Bullgarisë U-21 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë triumfuar me rezultatin 3-1.
Tanët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10 me Stiven Shpendin, i cili finalizoi aksionin siç duhej.
4 minuta më vonë, kuqezinjtë gjetën sërish golin. Pajaziti hodhi një krosim drejt zonës dhe Kurtulan me kokë tundi rrjetën.
Në minutën e 24, Bullgaria shkurtoi diferencën. Stojanov gjeti hapësirë të lirë dhe pas një topi në zonë shkurtoi shifrat, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Me fillimin e pjesës së dytë dhe më konkretisht në minutën e 49, kuqezinjtë e Bushit realizuan edhe golin e tretl dhe të sigurisë. Pajaziti hodhi një krosim në zonë dhe Berisha me kokë ndëshkoi bullgarët.
Lini një Përgjigje