TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2023, 21:34

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria surprizohet në fund nga Ishujt Faroe, kuqezinjtë ‘i fundos’ Sokol Cikalleshi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria surprizohet në fund nga

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së tretë kualifikuese në Grupin E, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian “EURO 2024”, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 0-1 Ishujt Faroe në fushën e këtyre të fundit.

Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20. Seferi pasoi për Bajramin dhe ky i fundit kombinoi me Asanin për të kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Ky është goli i dytë radhazi për 24-vjeçarin, pas atij kundër Moldovisë të shtunën.

Shqipëria pati shansin për të dyfishuar shifrat në minutën e 32, por Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e tanëve, Ishujt Faroe barazuan sfidën me një gol të realizuar në minutën e fundit të shtesës. Faero provoi me një gjuajtje me kokë dhe mposhti Berishën.


Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë nga fitorja 2-0 në “Air Albania” dhe janë të motivuar për të marrë tre pikë të tjera në mënyrë që të rrisë shpresën për të shkuar në Europian.

Nga ana tjetër, Ishujt Faroe vijnë nga një humbje me rezultatin 0-3 përballë Republikës Çeke dhe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje të luajtura.

shqipëria ishujt faroe kualifikueset e

Lini një Përgjigje