
Përfundon ndeshja e turit të tretë kualifikues në Grupin E, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm. Shqipëria ka mundur me rezultatin e pastër 1-3 Ishujt faroe në fushën e këtyre të fundit.
Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20. Seferi pasoi për Bajramin dhe ky i fundit kombinoi me Asanin për të kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Ky ishte goli i dytë radhazi për 24-vjeçarin, pas atij kundër Moldovisë të shtunën.
Shqipëria pati shansin për të dyfishuar shifrat në minutën e 32, por Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e tanëve, Ishujt Faroe barazuan sfidën me një gol të realizuar në minutën e fundit të shtesës. Faero provoi me një gjuajtje me kokë dhe mposhti Berishën.
Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë pjesën e dytë, teksa gjetën golin e avantazhit me një supergol të realizuar nga Kristjan Asllani në minutën e 51. Mesfushori provoi me një gjujtje nga distanca dhe mrekullisht e çoi topin në rrjetë.
Në minutën e 90+2, djemtë e Silvinjos gjetën edhe golin e sigurisë me Ernest Muçin. Sulmuesi kombinoi bukur me Uzunin dhe me një gjuajtje me të djathtën gjeti rrjetën.
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e 2 me 6 pikë, duke lënë pas Poloninë, e cila renditet në vendin e 3 me 3 pikë.
Lini një Përgjigje