TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2023, 23:03

Moldavia shtang Poloninë dhe bën me krahë Shqipërinë, Portugalisë i mjafton CR7, Belgjika bën detyrën, Haland i papërmbajtshëm

Shkruar nga Pamfleti

Moldavia shtang Poloninë dhe bën me krahë Shqipërinë,

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Shqipëria ka mposhtur në transfertë Ishujt Faroe me rezultatin 3-1, ndërsa nga ana tjetër Moldavia ka fituar me përmbysje ndaj Polonisë. Me fitoren 3-2 të moldavëve, Kombëtarja Kuqezi ngjitet në vendin e 2 në grupin E.

Belgjika ka triumfuar me rezultatin 3-0, ku Romelu Lukaku shënoi dygolësh. Portugalisë i ka mjaftuar goli i Kristiano Ronaldos për 3 pikët. Norvegjia ka mposhtur 3-1 Qipron, ku Haland realizoi dopietën e tij

1-Ishujt Faroe   1-3  Shqipëri

2-Moldavi      3-2  Poloni

3-Estoni     0-3   Belgjikë

4-Islandë    0-1  Portugali

5-Norvegji   3-1   Qipro

6-Austri      2-0    Suedi

7-Bullgari  1-1  Serbi

8-Hungari   2-0   Lituani

9-Bosnje Hercegovinë  0-2  Luksemburg

10-Lihtenshejn      0-1  Sllovaki 

polonia portugalia belgjika kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje