TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2023, 17:08

Historike/ Shqipëria ka një kampion special, Gersi Troka siguron medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Shkruar nga Pamfleti

Historike/ Shqipëria ka një kampion special, Gersi Troka siguron

Në Gjermani po zhvillohen Lojërat Botërore Olimpike Speciale. Një turne që ofron mundësi për të bashkuar botën në një mënyrë si asnjë tjetër. Në këtë turne marrin pjesë njerëz me aftësi të kufizuara, me shtetësi, kultura, politika, fe të ndryshme, të cilët bashkohen në emër të sportit për t’i treguar botës diçka unike.

Ky turne nisi më 17 qershor dhe do të mbarojë më 25 në Berlin, ku 7000 atletë specialë nga 190 shtete garojnë në 26 sporte. Sigurisht që edhe Shqipëria është pjesë. Vendi ynë përfaqësohet nga një delegacion prej 10 atletësh e 11 trajnerësh.

Gersi Troka, djaloshi me sindromën Down, ka ngritur në majën europiane flamurin shqiptar. Gersi mori pjesë në garën 200 metra stil i lirë në not, aty ku arriti të siguronte vendin e parë duke i sjellë një medalje ari Shqipërisë.

gersi troka lojërat botërore olimpike speciale

Lini një Përgjigje