
Futbolli arab është kthyer në modë, teksa shumë futbollistë po zgjedhin të transferohen në Saudi Proffesional League. Pas Ronaldos, këtij kampionati iu bashkuan edhe Benzema me Ngolo Kante.
Meczyki.pl raporton se një ekip arab ka bërë një ofertë shokuese për Robert Levandovskin. Një klub, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka propozuar 150 milionë euro në vit sulmuesit të Barcelonës. Përgjigja e Levës ka qenë e menjëherëshme: “JO”.
Futbollisti dëshiron të vazhdojë projektin e nisur nga Çavi dhe është i vetdijshëm se sezoni që vjen do të jetë i suksesshëm te Barcelona.
Lini një Përgjigje