
“Racist dhe i tradhtar”. Me këto fjalë Xhordi Martin foli për Zherard Pike gjatë një interviste në programin e Horge Viera.
Gazetari ka marrë një urdhër ndalimi që kërkon që ai të qendrojë të paktën katërqind metra larg Klara Kia Martit, të dashurës së Pikesë që denoncoi fotografin gazetar. Ish-lojtari i Barcelonës e ka tërhequr ankesën e tij.
“Kam dëgjuar për atë që Pike po bënte në Barcelonë. Në trembëdhjetë vjet kam ditur shumë gjëra që Pik bënte gjatë natës”, thotë Horge Viera në program.
“Barcelona është një qytet shumë kompakt, shumë i vogël, dhe mund të zbulosh gjithçka. Dhe Pike, me të vërtetë, mendoj nuk ka pasur vetëm një flirt me Kolau, kryetaren e bashkisë. Pike ka shkuar me gjysmën e Barcelonës, Horge. Dhe kam menduar: ‘A do ta dijë Shakira për këtë apo jo?'”.
Xhordi Martin tregoi gjithashtu se si vëllai i Shakirës e kontaktoi dikur për këtë çështje: “Sa herë e ka tradhtuar Pike motrën time?’ më pyeti ai. Dhe unë iu përgjigja: “A po ma bën vërtetë këtë pyetje?”.
Lini një Përgjigje