TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2023, 20:39

Tod Bohli ndjek modelin e klubeve zinxhirë, manjati amerikan i Çelsit blen skuadrën e njohur në Francë

Shkruar nga Pamfleti

Tod Bohli ndjek modelin e klubeve zinxhirë, manjati amerikan i

Presidenti i Çelsit, Tod Bohli po ndjek modelin e krijimit të një zinxhiri skuadrash, të cilat do të jenë nën drejtimin e tij.

Pasi bleu klubin londinez në fillim të sezonit që sapo lamë pas, Presidenti i “bluve”, Tod Bohli ose më saktë, një grup investitorësh amerikanë, nën emblemën e kompanisë “BlueCo” kanë blerë dhe klubin e Strasburgut, klub, i cili militon në Kampionatin francez të futbollit, Ligën 1.

Grupi i investitorëve e kanë bërë të ditur këtë transaksion me anë një të njoftimi për shtyp, teksa shkruajnë se ky investim strategjik do të forcojë praninë e tyre në futbollin evropian, krahas “bluve” të Çelsit.

Është një nder për ne që jemi pjesë e këtij grupi historik. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë trashëgiminë e Racing. Ky investim strategjik do të forcojë praninë tonë në futbollin evropian, krahas pjesëmarrjes tonë te Çelsi.

Ne besojmë se mund të krijojë mundësi të mëdha për ndarjen e njohurive dhe aftësitë”,- thuhet në njofitmin e plotë për shtyp.

tod bohli presidenti i çelsit strasburgu

Lini një Përgjigje