TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2023, 16:20

Goli i Kristjan Asllanit përzgjidhet më i bukuri nga UEFA, mesfushori shiqiptar merr “flamurin” dhe ngjitet i pari në ‘podium’

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Kristjan Asllanit përzgjidhet më i bukuri nga UEFA, mesfushori

UEFA ka përzgjedhur golin më të bukur të shënuar në ndeshjet e radhës kualifikuese për europianin “Gjermani 2024”. “Perla” e Kristjan Asllanit është vlerësuar maksimalisht nga tifozët të cilët e kanë zgjedhur si më të bukurin. Pas sondazhit të hapur në website-in zyrtar të UEFA-s, lojtari i përfaqësueses sonë ka marrë “flamurin”, duke u ngjitur i pari në “podium”.

Kujtojmë që Shqipëria luajti kundër Ishujve Faroe, sfidë e cila u fitua me rezultatin 3-1 nga kuqezinjtë tanë. Kristjan Asllani shënoi në minutën e 51, të takimit pas një goditje nga distanca. Ai kalibroi të majtën e tij, duke gjetur trekëndëshin e portës kundërshtare.

Realizimi i Asllanit lë pas golin e Saka, Arda Gyler dhe Sallai. Para Asllanit ishte Jasir Asani që me golin kundër Moldavisë fitoi çmimin e golit më të bukur një raund më parë nga votat në UEFA.


Kombëtarja shqiptare aktualisht gjendet në vendin e dytë në Grupin E me 6 pikë, 1 më pak se Çekia kryesuese. Shpresat për një kualifikim të mundshëm në “EURO 2024” janë vërtetë të mëdha me një grup që premton shumë. Pritet me interes të shihet se si kuqezinjtë tanë do të performojnë në dy ndeshjet e radhës me Poloninë dhe Çekinë.

Goli i Kristjan Asllanit përzgjidhet më i bukuri nga UEFA, mesfushori

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar uefa

Lini një Përgjigje