
Në Turqi e bëjnë fakt të kryer. Etrit Berisha do të transferohet shumë shpejt te Fatih Karagumruk. Skuadra e Superligës turke vazhdon punën për sezonin e ri dhe sipas atyre që shkruan “Fotomac”, ka nisur negociatat me portierin e Kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Torinos.
Karagumruku ka rënë dakord me lojtarin dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë edhe këtë transferim. Berisha kaloi një sezon për t’u harruar, duke qendruar jashtë ekipit dhe duke u stërvitur i diferencuar nga grupi, kjo për shkak të debateve me trajnerin Ivan Juriç.
Kështu që zgjidhja më e mirë është që portieri të largohet dhe pritet ta bëjë këtë te skuadra që sezonin e fundit drejtohej nga Andrea Pirlo.
Gjithashtu, në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, Berisha ishte ai që u zgjodh nga stafi teknik për ta nisur si titullar takimin ndaj Moldavisë ku mbajti portën e paprekur dhe Ishujve Faroe ku pësoi një gol në minutat e fundit të pjesës së parë.
Pas një dekade në Itali, pritet që 34-vjeçari të ndryshojë kampionat, pasi ka mbajtur veshur fanelat e Atalantës, Lacios, Spalit dhe Torinos.
Lini një Përgjigje