
Eros Grezda është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Të kuqtë zbulojnë se sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.
Postimi i plotë i Partizanit:
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.
Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol”.
Përgjatë karrierës së tij, Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotivës së Zagrebit, Osijekut, Gllasgou Renxhërsit, Sibenikut, Manisasporit dhe Zalaegerszegit. Me ekipin tonë përfaqësues, sulmuesi 28-vjeçar regjistron 13 ndeshje dhe 1 gol.
Lini një Përgjigje