TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 19:05

Ndërhyrje horror nga “maestro” i Shqipërisë, gjyqtari nxjerr me karton të kuq mesfushorin e Kombëtares (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrje horror nga “maestro” i Shqipërisë, gjyqtari

Uidzu Lodz ka marrë një fitore me peshë në garën për mbijetesë në elitën e futbollit polak, duke triumfuar 3-1 ndaj Lekia Gdansk në javën e 32-të të “Ekstraklasa”.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, ishte protagonist negativ në fundin e takimit. Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë mori edhe të dytin, duke lënë fushën para kohe.

Kartoni i dytë erdhi pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një lojtari kundërshtar, ku Shehu goditi me takë në këmbën e rivalit, aksion që u vlerësua menjëherë nga arbitri me ndëshkim.

Pas 32 javësh kampionat, Uidzu Lodz renditet në vendin e 12-të me 39 pikë, duke ruajtur një diferencë minimale nga zona e rënies nga kategoria.

 

uidzu lodz julian shehu mesfushori i kombëtares

Lini një Përgjigje