TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 18:31

Irani vendos kushte për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror: Plotësoni këto 10 kërkesa

Shkruar nga Pamfleti
Irani vendos kushte për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror:
irani

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës të kësaj vere mbetet e paqartë, pasi Federata Iraniane e Futbollit ka deklaruar se kombëtarja nuk do të marrë pjesë në turne pa u pranuar kushtet e vendosura ndaj vendeve organizatore, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

Në një komunikatë të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, autoritetet sportive theksuan se Teherani “nuk do të heqë dorë nga idealet, kultura dhe bindjet e tij”, duke e lidhur pjesëmarrjen në Botëror me respektimin e disa kërkesave specifike.

Sipas mediave iraniane, janë vendosur 10 kushte kryesore për pjesëmarrjen e kombëtares në turne. Mes tyre përfshihet garantimi i vizave për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, veçanërisht për personat që kanë pasur lidhje me Gardën Revolucionare, si lojtarët Mehdi Taremi dhe Ehsan Hajisafi.

Po ashtu, Irani kërkon masa të shtuara sigurie për ekipin në aeroporte, hotele dhe gjatë lëvizjeve drejt stadiumeve. Një tjetër kërkesë lidhet me tifozët, të cilëve u kërkohet të shfaqin vetëm flamurin zyrtar iranian gjatë ndeshjeve.

Në listën e kushteve përfshihet edhe ekzekutimi i himnit kombëtar iranian përpara takimeve, si dhe kufizimi i pyetjeve të gazetarëve vetëm në aspektin teknik dhe sportiv.

Mbetet ende për t’u parë reagimi i vendeve organizatore ndaj këtyre kërkesave. Kanadaja ka refuzuar më herët hyrjen në territorin e saj të presidentit të Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me Gardën Revolucionare, duke shkaktuar tension diplomatik mes palëve.

Ndërkohë, edhe marrëdhëniet me SHBA-në konsiderohen të ndjeshme, sidomos për shkak të qendrimeve të ashpra të administratës amerikane ndaj Teheranit dhe negociatave të vazhdueshme mbi konfliktet në rajon.

Çështja pritet të diskutohet më tej në takimin që përfaqësuesit e Iranit dhe FIFA-s do të zhvillojnë më 20 maj në Zyrih.

irani kupa e botës

Lini një Përgjigje