TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 16:20

Dalin detaje të reja nga skandali me eskortat, futbollistët përdornin zona private dhe verë me çmim 20 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
Dalin detaje të reja nga skandali me eskortat, futbollistët
eskortat

Dalin detaje të reja nga hetimet për eskortat që së bashku me ato për botën arbitrare kane tronditur futbollin italian dhe këto detaje i sjell e përditshmja milaneze “La Repubblica”.

Sipas hetimeve paraprake, të paktën 70 futbollistë profesionistë dyshohet se kanë marrë pjesë në mbrëmjet e organizuara nga kjo agjenci. Megjithatë, deri në këtë fazë të procedurës, asnjë lojtar nuk rezulton nën hetim.

Raporti i “La Repubblica” përshkruan evente luksoze të zhvilluara në jetën e natës milaneze, ku paketat përfshinin ambiente ekskluzive, shoqërim me eskorta dhe, në disa raste, edhe përdorim të substancave narkotike. Mes tyre përmendet edhe gazi i njohur si helium, i cili sipas mediave italiane nuk lë gjurmë në kontrollet antidoping. Aktiviteti dyshohet se ka vijuar edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një prej vajzave të reja të përfshira në këtë rrjet, e cila u paraqit para autoriteteve në verën e vitit 2024.

Në përpjekje për të kundërshtuar akuzat për lidhje me prostitucionin, avokati Marko Martini, që mbron Emanuele Butinni dhe Deborah Ronçin, u ka paraqitur gjyqtarëve dokumente për të kërkuar anulimin e masës së arrestit.

Një prej dokumenteve të depozituara përfshin një përgjim telefonik mes dy bashkëpunëtorëve të agjencisë, ku përmenden detyrime financiare të papaguara nga tre futbollistë të skuadrave Torino, Sasuolo dhe Verona. Sipas përgjimit, lojtarët duhet të shlyenin një shumë prej 3400 eurosh, shumë që hetuesit e konsiderojnë të pajustifikuar vetëm për një darkë, duke ngritur dyshime se pagesat mund të lidhen me shërbime seksuale.

Në dosje përmenden edhe shpenzime të konsiderueshme për pijet alkoolike, përfshirë shishe vere me vlerë deri në 20 mijë euro, tekila që arrinte në 2400 euro, si edhe një paketë të quajtur “Italian Mafia Show”, e përbërë nga shampanjë dhe vodka me vlerë mbi 4000 euro.

Mbrojtja pretendon se të gjitha pagesat kishin lidhje ekskluzivisht me konsumin e alkoolit dhe shërbimet e eventeve, duke mohuar që agjencia të ketë shërbyer si mbulesë për aktivitet prostitucioni, akuza që mbetet në qendër të hetimit të autoriteteve italiane.

 

eskortat futbollistët

Lini një Përgjigje