TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 14:17

Flick para El Clasicos: Duam ta mbyllim garën për titull ndaj Real Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Flick para El Clasicos: Duam ta mbyllim garën për titull ndaj Real
Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës thotë se skuadra synon fitore ndaj Real Madridit dhe kërkon të ruajë të njëjtën qasje në fushë.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, kërkon që skuadra e tij të zhvillojë një ndeshje të mirë në El Clasico-n e së nesërmes dhe të marrë tri pikët. Barcelonës i mjafton një fitore ose një barazim për të siguruar titullin në La Liga.

“Për mua, duhet të përqendrohemi te zhvillimi i një ndeshjeje të mirë. Duam të luajmë dhe ta fitojmë ndeshjen. Këtë duhet të tregojmë, jo të merremi me atë që ndodh në ndeshjet e tjera”, tha trajneri gjerman.

Në vijim ai shtoi “luajmë në shtëpi, kemi një skuadër të shkëlqyer dhe mbështetjen e tifozëve tanë. El Clasico është i rëndësishëm për të gjithë, për Real Madridin dhe për Barcelonën, prandaj duam ta fitojmë.”

Flick theksoi se nuk mendon për asgjë tjetër përveç paraqitjes së skuadrës në fushë.

“E di që është një ndeshje e veçantë, për lojtarët dhe për stafin, por nuk po mendoj për asgjë tjetër. Dua vetëm që të zhvillojmë një ndeshje të madhe dhe ta fitojmë.

Sikurse kam thënë, nuk kemi pse të ndryshojmë asgjë nga ajo që kemi bërë deri tani. Kemi pasur një sezon të shkëlqyer dhe në ndeshjet e fundit kemi treguar besim, duke i bërë gjërat siç duhet. Këtë duhet të bëjmë edhe nesër: të dalim në fushë dhe të luajmë në të njëjtën mënyrë”, tha Flick.

barca real el classico

Lini një Përgjigje