Një episod i pazakontë është regjistruar në ndeshjen mes Levantes dhe Osasunës, ku portieri i skuadrës mike, Herrera, u ndëshkua me karton të kuq pas një gabimi të rrallë.
Gardiani i Osasunës doli shumë larg portës së tij, pranë gjysmës së fushës, dhe preku topin me dorë, duke harruar se ndodhej jashtë zonës ku portierit i lejohet të përdorë duart.
Gjyqtari ishte pranë aksionit dhe nuk hezitoi aspak, duke nxjerrë menjëherë kartonin e kuq për Herrerën.
Episodi ka bërë xhiron në rrjetet sociale për shkak të mënyrës së pazakontë sesi portieri harroi një nga rregullat bazë të futbollit.
Lini një Përgjigje