TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 20:26

Barça synon titullin në “El Clasicon” historik ndaj Realit, katalanasit shesin të gjitha biletat dhe regjistrojnë fitime rekord

Shkruar nga Pamfleti

Barça synon titullin në “El Clasicon” historik ndaj

Barcelona dhe tifozët e saj po presin me entuziazëm “El Clasicon” e së dielës ndaj Realit të Madridit, një sfidë që mund t’i japë skuadrës katalanase titullin kampion përballë rivalit të përjetshëm.

Një sukses në këtë përballje do të kishte një domethënie të veçantë historike, pasi Barcelona nuk e ka siguruar kurrë më parë titullin në një “El Clasico” ndaj madrilenëve. Edhe një barazim do të mjaftonte për të afruar një mbrëmje festive për katalanasit.

Interesi për ndeshjen është shumë i madh, ndërsa klubi pret të arkëtojë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e biletave. Kjo do të jetë gjithashtu “El Clasico” i parë që zhvillohet në “Camp Nou” pas tre vitesh.

Sipas emisionit “Barça Reservat” në Catalunya Ràdio, të ardhurat nga biletat pritet të variojnë mes 13 dhe 15 milionë eurove, një shifër rekord për stadiumin aktualisht në proces rinovimi.

Pavarësisht punimeve, “Camp Nou” ka aktualisht një kapacitet prej rreth 62 mijë spektatorësh. Pas përfundimit të rikonstruksionit, stadiumi pritet të arrijë kapacitetin prej 105 mijë vendesh, duke u bërë një nga impiantet më të mëdha në Europë.

barcelona real madrid el clasico

Lini një Përgjigje