TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 19:41

“Mund të ndodhin në çdo dhomë zhveshjeje”, Çuameni reagon pas gjobës nga Reali: Të vendosim objektivat tona mbi çdo gjë tjetër

Shkruar nga Pamfleti
“Mund të ndodhin në çdo dhomë zhveshjeje”,
aurelien tçuameni

Aurelien Tçuameni ka reaguar publikisht pasi Reali i Madridit vendosi ta gjobisë me 500 mijë euro pas incidentit të ndodhur në stërvitje me shokun e skuadrës, Federiko Valverde. Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime në ambientin madrilen, ndërsa sipas raportimeve, Valverde përfundoi në spital pas përplasjes mes dy futbollistëve.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, mesfushori francez shprehu keqardhje për situatën dhe pranoi përgjegjësinë për imazhin negativ që, sipas tij, iu dha klubit.

Ajo që ndodhi këtë javë në stërvitje është e papranueshme. E them këtë duke menduar për shembullin që pritet të japim për të rinjtë, qoftë në futboll apo në shkollë. Pavarësisht se kush ka të drejtë apo gabim, ne gjithmonë duhet të kërkojmë zgjidhjen më të qetë për të zgjidhur një konflikt”, shkroi Tçuameni.

Futbollisti theksoi se frustrimi për sezonin zhgënjyes nuk mund të justifikojë sjellje të tilla, duke shtuar se incidente të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e Realit të Madridit.

Këto incidente, edhe nëse mund të ndodhin në çdo dhomë zhveshjeje, nuk janë të denja për Realin e Madridit. Sidomos pasi Reali është klubi më i përfolur në botë”, vijoi ai.

Tçuameni bëri të ditur se e ka pranuar sanksionin e klubit dhe ka kërkuar falje si ndaj grupit, ashtu edhe ndaj tifozëve madrilenë.

Ne mbetemi familje, ndonjëherë me mosmarrëveshje, por gjithmonë duhet t’i vendosim objektivat tona mbi çdo gjë tjetër. I kërkova ndjesë grupit, dhe gjithashtu dua t’u kërkoj falje të gjithë madrilenëve”, përfundoi mesfushori francez.

Në fund të reagimit të tij, Tçuameni bëri thirrje që skuadra të fokusohet te ndeshjet e mbetura të sezonit, veçanërisht te “El Clasico”, me synimin për ta rikthyer Real Madridin “aty ku e ka vendin, në majë”.

aurelien tçuameni mesfushori francez real madrid

Lini një Përgjigje