Në seancat stërvitore të Barcelonës po ndodhin skena të pazakonta këtë periudhë.
Të shtunën, Robert Levandovski dhe Vojshe Shezni tërhoqën vëmendjen me sjelljen e tyre gjatë stërvitjes. Stafi i Barcelonës mbeti i habitur kur portieri polak iu afrua Levës dhe simuloi një goditje të fortë me grusht, e cila dukej sikur preku sulmuesin në nofull.
Pas kontaktit, Levandovski u rrëzua në tokë, ndërsa më vonë u ngrit dhe reagoi me një lëvizje të ngjashme ndaj portierit polak.
Megjithatë, pamjet e mëvonshme sugjerojnë se e gjithë situata ishte thjesht një shaka mes dy futbollistëve.
Reagimet nuk munguan edhe nga tifozët, me disa prej tyre që u habitën nga mënyra si u zhvillua episodi në stërvitje.
Barcelona po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon në La Liga, duke dominuar në futbollin spanjoll, ku është shumë pranë titullit kampion. Klima pozitive në skuadër duket se u jep lojtarëve më shumë hapësirë për humor dhe relaks edhe gjatë stërvitjeve.
This is not AI, just Szczęsny & Lewy jokingly fighting ????
— 433 (@433) May 8, 2026
???? @marca pic.twitter.com/4cpIwbenKn
Lini një Përgjigje