TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 18:09

Kosova kërkon kundërshtarë për miqësore, Ademi zbulon kundërshtarin e mundshëm të "dardanëve"

Shkruar nga Pamfleti
Kosova kërkon kundërshtarë për miqësore, Ademi zbulon
kombëtarja e kosovës

Presidenti i FFK-së tregon se kontaktet me Federatën e Andorrës janë në zhvillim, ndërsa nuk pritet ndryshim i datave për ndeshjet e qershorit.

Kosova hedh sytë nga ndeshjet miqësore, presidenti Ademi zbulon kundërshtarin e mundshëm të “dardanëve”

Pas një fushate pozitive në kualifikueset e Botërorit, ku Kosova u ndal vetëm në finalen e “play-off”-it, fokusi i përfaqësueses “dardane” tashmë është përqendruar te sfidat e ardhshme dhe organizimi i ndeshjeve miqësore.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, bëri të ditur se Andorra është një nga kundërshtarët e mundshëm për një takim miqësor në muajin qershor.

Nuk e kemi plotësisht të konfirmuar, por jemi në kontakt me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Andorrës. Besoj që mund të jetë njëra prej kundërshtareve në ndeshjet miqësore”, deklaroi Ademi për mediat në Kosovë.

Kreu i FFK-së sqaroi gjithashtu se nuk pritet të ketë ndryshim të datave të planifikuara për zhvillimin e ndeshjeve.

Nuk ka nevojë të ndryshohet data nëse luajmë më 7 qershor, sepse i kemi të ndara datat e FIFA-s dhe nuk ka nevojë sepse përfundojnë zgjedhjet kur të fillojë ndeshja”, u shpreh ai.

Kosova synon të shfrytëzojë ndeshjet miqësore për të ruajtur formën konkurruese dhe për të vijuar ndërtimin e skuadrës për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

kosova ndeshjet miqësore agim ademi

Lini një Përgjigje