
Arman Durmishi ka përjetuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u stërvitur për herë të parë këtë javë me ekipin e parë të Juventusit. Talenti shqiptar i kombëtares U-19 ishte nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti, ndërsa bardhezinjtë po përgatisin sfidën e radhës në transfertë ndaj Leçes.
17-vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv me Juventusin U-20 në kampionatin Primavera. Pavarësisht moshës së re, ai është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe golashënuesi më i mirë i ekipit.
Durmishi ka realizuar 10 gola në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e stafit teknik të ekipit të parë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Juventusi do t’i japë mundësinë që të jetë pjesë e ekipit edhe në ndeshjet zyrtare, qoftë fillimisht edhe nga stoli.
Lini një Përgjigje