TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 11:41

Kontaktoi me presidentin e Al-Khelaifin para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin e Bayern-PSG

Shkruar nga Pamfleti

Kontaktoi me presidentin e Al-Khelaifin para gjysmëfinales së

Debatet pas gjysmëfinales së kthimit të Champions League mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain vijojnë të intensifikohen, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se UEFA ka nisur verifikime lidhur me arbitrimin e sfidës.

Sipas raportimeve, menjëherë pas përfundimit të takimit, një zyrtar i lartë anonim i është drejtuar zyrës së presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke kërkuar shqyrtimin urgjent të disa episodeve të diskutueshme të ndeshjes.

Në fokus të polemikave janë tre vendime të arbitrit portugez Joao Pinheiro, të cilat sipas mediave konsiderohen se kanë dëmtuar Bayern Munich.

Raportimet kanë ngritur gjithashtu pikëpyetje edhe për një kontakt të pretenduar mes arbitrit Pinheiro dhe presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, para nisjes së sfidës në Munich.

Deri më tani, UEFA nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të tjera për çështjen që ka shkaktuar debat të gjerë në futbollin evropian.

 

 

Lini një Përgjigje