TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 22:40

Ronaldo shumë pranë arritjes së objektivit, portugezi shënon golin e 971 në karrierë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo shumë pranë arritjes së objektivit, portugezi shënon
kristiano ronaldo

Kristiano Ronaldo ka hedhur një tjetër hap drejt shifrës historike prej 1,000 golash në karrierë. Ylli portugez realizoi golin e tij të 971-të në fitoren 3-1 të Al Nasr ndaj Al Shabab.

Sulmuesi 41-vjeçar shënoi me një goditje të saktë nga afërsia, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij. Pas golit, Ronaldo festoi me emocion dhe pasion, duke treguar se vazhdon të jetojë çdo moment në fushë me të njëjtën dëshirë si në fillimet e karrierës.

Pavarësisht moshës, kapiteni portugez mbetet një nga protagonistët kryesorë të futbollit botëror. Me formën që po kalon, objektivi i jashtëzakonshëm prej 1,000 golash duket gjithnjë e më i arritshëm për një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasr

Lini një Përgjigje