TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 20:20

Kryebashkiaku i Madridit sulmon UEFA-n pas eliminimit të Atletikos nga Champions: Nuk luajtëm kundër Arsenalit, por kundër jush

Shkruar nga Pamfleti
Kryebashkiaku i Madridit sulmon UEFA-n pas eliminimit të Atletikos nga
Hoze Luis Martinez Almeida

Pas përfundimit të sfidës që i dha fund aventurës së Atletikos së Madridit në Ligën e Kampionëve, Hoze Luis Martinez-Almeida nuk i kurseu kritikat ndaj UEFA-s dhe arbitrimit të ndeshjes.

Kur pashë shortin, mendova se do të ndesheshim me Arsenalin, por e kisha gabim pasi përballë kishim UEFA-n”, deklaroi ai.

Sipas kryebashkiakut të Madridit, organizmi europian kishte si synim eliminimin e skuadrës spanjolle nga kompeticioni.

UEFA e bëri të qartë se nuk e donin Atletikon e Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve. Kishte vendime që tregonin qartë qëllimin për të dëmtuar Atletikon”, u shpreh Almeida.

Ai shtoi se tifozët e Atletikos duhet të ndihen krenarë për skuadrën, pavarësisht eliminimit.

Tifozët e Atletikos janë krenarë për ekipin tonë, sepse ata nuk garuan kundër Arsenalit, por kundër UEFA-s. Mund ta mposhtësh Arsenalin për 180 minuta, por nuk mund ta mposhtësh UEFA-n”, deklaroi ai më tej.

Në fund, Almeida akuzoi edhe arbitrin e ndeshjes, duke e konsideruar pjesë të një skenari të parapërcaktuar kundër klubit madrilen.

UEFA vuri në dispozicion të gjitha mekanizmat e saj që Atletiko të mos kalonte, dhe gjyqtari ishte ekzekutuesi i këtij qëllimi. Gjithçka ishte me qëllim. Ne nuk mund ta mposhtnim UEFA-n, dhe ishte e pamundur ta bënim këtë”, përfundoi ai.

hoze luis martinez almeida kryebashkiaku i madridit

Lini një Përgjigje