TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 19:37

Pogradeci dhe Besa rikthehen sërish në finalen e “play off”, FSHF-ja përcakton axhendën e ndeshjes së Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti
Pogradeci dhe Besa rikthehen sërish në finalen e “play
pogradeci-besa

Pogradeci dhe Besa do të përballen sërish në finalen e “play off”-it të Kategorisë së Parë, duke përsëritur kështu duelin e sezonit të kaluar. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet më 11 maj, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 17:00.

Dy skuadrat do të synojnë fitoren në këtë takim vendimtar, pasi ekipi triumfues do të sigurojë të drejtën për t’u ndeshur më pas me skuadrën e vendit të tetë në Abissnet Superiore. Përballja finale do të përcaktojë ekipin që do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Në edicionin e kaluar, ishte Pogradeci që triumfoi ndaj Besës me rezultatin minimal 1-0, duke fituar finalen e “play off”-it. Edhe këtë herë pritet një duel i fortë dhe i ekuilibruar mes dy skuadrave.

Sipas rregullores, nëse koha e rregullt përfundon në barazim, sfida mund të shkojë deri te goditjet e penalltive për të përcaktuar fituesin.

Njoftimi i FSHF-së:

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat finaliste që do të vijojnë garën për ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Pogradeci siguroi kualifikimin pas fitores së thellë 3-0 ndaj Kastriotit, ndërsa Besa përballë Ilirisë me rezultatin 2-0.

Pas këtyre rezultateve, finalja e play-off-it do të luhet më 11 maj, në ora 17:00, mes Pogradecit dhe Besës në stadiumin “Elbasan Arena”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë skuadrën e vendit të tetë në “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

pogradeci besa kategoria e parë

Lini një Përgjigje