TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 18:31

Sërish përplasje te Reali, Çuameni bën për spital Valverden në prag të “El Clasico”-s me Barcelonën

Shkruar nga Pamfleti
Sërish përplasje te Reali, Çuameni bën për spital
real madrid

Një atmosferë e tensionuar po raportohet në radhët e Realit të Madridit, ku Federiko Valverde dhe Aurelien Çuaméni janë përfshirë në një konflikt serioz brenda skuadrës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, dy futbollistët janë përplasur fizikisht për të dytën ditë radhazi. Incidenti i fundit dyshohet të ketë ndodhur gjatë seancës stërvitore të së enjtes, pas një tensioni që kishte nisur që përpara hyrjes në fushë.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se situata u përkeqësua kur Federiko Valverde refuzoi t’i jepte dorën shokut të skuadrës, Aurelien Çuaméni. Më pas, debati mes tyre ka vijuar në dhomat e zhveshjes, ku raportohet se ka pasur edhe kontakt fizik.

Gjatë përplasjes, Valverde ka marrë një goditje aksidentale, e cila nuk dyshohet të jetë shkaktuar drejtpërdrejt nga mesfushori francez. Megjithatë, uruguaiani ka pësuar një plagë që ka kërkuar ndërhyrje mjekësore dhe transportim në spital.

Ngjarja ka alarmuar drejtuesit e klubit madrilen. Sipas raportimeve, drejtuesit kanë zhvilluar një mbledhje emergjente me praninë e lojtarëve dhe drejtorit të përgjithshëm Hoze Angel Sançez. Gjithashtu, Reali i Madridit ka nisur procedurat disiplinore ndaj të dy futbollistëve.

Ky incident vjen në një moment delikat për skuadrën e Karlo Ançelotit, vetëm pak ditë para përballjes me Barcelonën në “El Clasico”, e planifikuar për më 10 maj. Sfida konsiderohet vendimtare në garën për titullin kampion në La Liga.

aurelien çuameni federiko valverde real madrid

Lini një Përgjigje