TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 17:37

Dominojnë Arsenali dhe PSG-ja, UEFA publikon formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve në Champions League (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Dominojnë Arsenali dhe PSG-ja, UEFA publikon formacionin më të
champions league

Champions League ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të fundit gjysmëfinale, si edhe fituesin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Javës”. Në përzgjedhjen e UEFA-s dominojnë Arsenali dhe PSG-ja, të cilat përfaqësohen me nga katër lojtarë secila.

Në portë është përzgjedhur David Raja, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Uillian Paço, Uilliam Saliba dhe Mark Pubil.

Mesfusha përfaqësohet nga Kviça Kvaratskhelia, Xhoshua Kimish, Deklan Rajs dhe Dezajër Due. Në sulm janë përfshirë Luis Diaz, Osman Dembele dhe Bukajo Saka.

Ndërkohë, në garën për çmimin “Lojtari më i Mirë i Javës” ishin në konkurrencë Deklan Rajs dhe Uillian Paço. Në fund, më i votuari rezultoi mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs.

Dominojnë Arsenali dhe PSG-ja, UEFA publikon formacionin më të

formacioni i javës champions league arsenal dhe psg

Lini një Përgjigje