Pas vërshëllimës përfundimtare të sfidës mes Bajernit të Mynihut dhe PSG-së, mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit francez për të festuar arritjen historike të skuadrës franceze. Flamujt, tymueset, fishekzjarrët dhe kapsollat pushtuan atmosferën festive, por situata në disa zona të Parisit u tensionua shpejt.
Pamjet e trazirave rikthyen kujtimet e incidenteve të vitit të kaluar pas triumfit ndaj Interit. Sipas prefektit të Parisit, Lorent Nunjez, gjatë natës janë ndaluar 127 persona në Paris dhe zonat përreth. Autoritetet raportojnë gjithashtu për 11 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, si dhe 23 efektivë policie me lëndime të lehta.
Ndërkohë, vëmendja tashmë është përqendruar te finalja e madhe kundër Arsenalit, e programuar të zhvillohet më 30 maj në Budapest në orën 18:00.
Prefekti Nunjez bëri të ditur se autoritetet franceze do të zbatojnë një plan të gjerë sigurie për finalen, duke garantuar masa të forta për parandalimin e episodeve të dhunës. Ai theksoi se policia do të tregojë të njëjtën vendosmëri që u pa edhe gjatë ndërhyrjeve të natës së të mërkurës.
‼️ PRIMEROS PROBLEMAS EN PARÍS CON LA CLASIFICACIÓN A LA FINAL.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 6, 2026
???? La policía se ve obligada a dispersar grupos de seguidores cerca del estadio.
???? vía LucAuffretpic.twitter.com/WnGJ6Fh6mi
Lini një Përgjigje