Trajneri i PSG, Luis Enrique përdori një taktikë të kujdesshme të cilën tifozët besojnë se e neutralizoi sulmuesin e Bayern Munichut, Michael Olise gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.
Kampionët në fuqi të Europës siguruan kualifikimin në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve brenda dy sezoneve, pasi e eliminuan Bayernin e Vincent Kompanyt me rezultat të përgjithshëm 6-5 në “Allianz Arena”.Pas fitores spektakolare 5-4 të PSG-së javën e kaluar në Paris, tifozët prisnin një tjetër duel të zjarrtë nga të dyja skuadrat, megjithatë ndeshja e kthimit ishte shumë më e kontrolluar dhe më e matur krahasuar me të parën.
Skuadra franceze kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Khvicha Kvaratskhelia e gjeti Ousmane Dembelen brenda zonës, ndërsa francezi nuk gaboi, duke e goditur fuqishëm topin në rrjetë, poshtë traversës së portierit Manuel Neuer.
Safonov diinstruksikan untuk sengaja goal kick ke arah area Olise, diminta kenceng bgt sampai lemparan ke dalam
— Si Paling Sepakbola Spanyol (@LaLigaLocaID) May 7, 2026
Alasannya? Biar bisa overload sisinya Olise, jadi lebih gampang ngepress Olise.
Jujur ini brilian!!!
Taktik begini saya pikir kok terinspirasi dari american… pic.twitter.com/7FRjNhNT7k
Bayern u përpoq, por pa sukses, ta thyejë mbrojtjen e qëndrueshme të PSG-së, teksa Olise, që ishte në formë të mire, e pati të vështirë të hynte në lojë, pavarësisht se Nuno Mendes luajti për pjesën më të madhe të ndeshjes me një karton të verdhë.
Olise, i cili këtë sezon ka regjistruar 21 gola dhe 30 asistime në 49 paraqitje, nuk e pati mbrëmjen më të mirë, teksa disa tifozë vunë re një taktikë “të fshehtë” të PSG-së për ta ndalur.
Gjatë gjithë ndeshjes, portieri i PSG-së, Matvei Safonov, dukej se e gjuante me qëllim topin jashtë fushës nga goditjet nga porta, duke bërë që ekipi mysafir të grumbullohej në krahun e djathtë dhe, si pasojë, ta tejkalonte me numra Olisen në situatat që pasonin nga autet.
Kjo qasje dukshëm e bëri më të lehtë presionin ndaj Olises, duke i lënë atij më pak hapësirë për veprim ,një lëvizje që, sipas gjithçkaje, funksionoi për mrekulli.
Lini një Përgjigje