Portieri i Bajernit, Manuel Nojer, reagoi pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve, duke pranuar se bavarezëve u mungoi efikasiteti në momentet kyçe të ndeshjes.
Bajerni barazoi 1-1 ndaj PSG-së në takimin e kthimit, por rezultati i përgjithshëm favorizoi skuadrën franceze, e cila siguroi kualifikimin.
“Mendoj se sonte na mungoi ai instinkti ‘vrasës’ në sulm. Megjithatë, i patëm rastet për ta fituar ndeshjen. Nuk patëm shumë raste të pastra, por kur t’i krijon këto momente, duhet t’i shfrytëzosh. Shikoni Parisin, ata ishin të pamëshirshëm, shënuan si në ndeshjen e parë. Kjo ishte ajo që na duhej sonte. Ishim shumë afër finales, por nuk arritëm ta mbyllnim punën”, deklaroi Nojer për DAZN.
Lini një Përgjigje