TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2026, 22:31

Mesfushori i kombëtares befason me ekipin e ri, firmos kontratën 3-vjeçare me skuadrën gjermane

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori i kombëtares befason me ekipin e ri, firmos kontratën
enis çokaj

Enis Çokaj do të jetë pjesë e Bokumit në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin gjerman, duke hedhur kështu hapin e radhës në karrierën e tij.

Lajmi është raportuar nga “WAZ Redaktion”, që bën të ditur se Çokaj ishte i pranishëm në stadium më 26 prill, gjatë ndeshjes së Bokumit në shtëpi, çka konfirmoi edhe më shumë afrimin e tij te skuadra gjermane.

Aktualisht, Çokaj është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe këtë sezon po e mbyll në formë huazimi te Levadiakos në Superligën greke. Kartoni i lojtarit zotërohet nga Panathinaikos.

Kujtojmë se Çokaj e nisi karrierën si futbollist profesionist me skuadrën e Laçit, ku spikati para se të transferohej jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, Bokumi nuk po ndalet vetëm te Çokaj. Klubi gjerman raportohet se ka shfaqur interes edhe për Faton Ademin, i cili aktivizohet në kategorinë e tretë të futbollit gjerman me Alemannia Ahen.

 

enis çokaj mesfushori shqiptar bokum

Lini një Përgjigje