TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 12:17

Mbrëmje vendimtare në Europë, përcaktohen sot finalistët e Europa dhe Conference League

Shkruar nga Pamfleti
Mbrëmje vendimtare në Europë, përcaktohen sot
Trofetë e Europa dhe Conference League

Pas përfundimit të ndeshjeve të Champions League, këtë të enjte vëmendja zhvendoset te Europa League dhe Conference League, ku do të përcaktohen finalistët e mëdhenj të këtij sezoni. Tetë skuadra do të zbresin në fushë duke nisur nga ora 21:00, në garë për katër vendet në finalet respektive.

Në Europa League do të luhen gjysmëfinalet e kthimit mes Aston Villa dhe Nottingham, si edhe Freiburg ndaj Braga-s. Në sfidat e para, Nottingham triumfoi minimalisht 1-0, ndërsa Braga fitoi 2-1, duke siguruar avantazh të lehtë përpara ndeshjeve të kthimit.

Megjithatë, Aston Villa ka treguar gjatë gjithë sezonit në Premier League se është një skuadër që nuk dorëzohet lehtë dhe pritet të luftojë deri në fund për përmbysjen. Finalja e Europa League do të luhet më 20 maj në stadiumin e Besiktasit në Stamboll.

Ndërkohë, në Conference League do të zhvillohen përballjet Crystal Palace – Shakhtar Donetsk dhe Strasbourg – Rayo Vallecano. Në ndeshjet e para të gjysmëfinaleve fituan Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.

Skuadra angleze e Crystal Palace ka një avantazh të rëndësishëm prej dy golash dhe duket shumë pranë sigurimit të finales së 27 majit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Leipzigut në Gjermani.

Europa League – Gjysmëfinalet e kthimit

E enjte, 7 maj 2026 – ora 21:00

Aston Villa – Nottingham (0-1)
Freiburg – Braga (1-2)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.

Conference League – Gjysmëfinalet e kthimit

E enjte, 7 maj 2026 – ora 21:00

Crystal Palace – Shakhtar Donetsk (3-1)
Strasbourg – Rayo Vallecano (0-1)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.

Lini një Përgjigje